Mirditë, përkujtohet 100-vjetori i
vdekjes së rilindasit Abat Prend Doçi

Mirditë, përkujtohet 100-vjetori i<br />vdekjes së rilindasit Abat Prend Doçi
Mirdita ka përkujtuar 100-vjetorin e vdekjes së rilindasit Abat Prend Doçi, zonë në të cilën ai lindi dhe kaloi pjesën me të madhe të jetës së tij.
 
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Mirditë morën pjesë drejtues lokalë, akademikë pasardhës të Doçit si dhe dhjetëra qytetarë.
 
Në nder të kujtimit të këtij njeriu të madh u ekspozuan foto dhe relike origjinale të abatit të cilat janë ruajtur nga familjarët, ndërsa akademiket e pranishëm referuan mbi jetën dhe kontributin e tij.
 
Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj tha se Mirdita dhe e gjithë Shqipëria duhet të jetë krenarë me figura të tilla siç është dhe Abat Prend Doçi i cili dha shumë në një prej periudhave më të lavdishme të vendit tonë, atë të rilindjes.
 
Duke ju referuar Abat Prend Doçit Arqipeshkevi i Mirditës Kristoforo Palmiri tha se me vlerat e këtyre njerëzve po ecim dhe në ditët e sotme.
 
Aktiviteti në nderim të 100-vjetorit të vdekjes së Abat Prend Doçit u mbyll me një shfaqje artistike Ansamblit të Shtetit dhe atij “Mirdita”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’