Një shekull më parë u çel shkolla në Selitë të Mirditës. Ky vit jubile u përkujtua nga ish-mësues e nxënës që kontribuan në përçimin e dijes.
Ishte nëntori i vitit 1923, kur hapi dyert për herë të parë në çelën e Kishës së "Shën Llezhdrit", shkolla e Selitës në Mirditë, me mësues Dom Vlash Muçën. Zilja e shkollës kumboi bashkë me kambanën e kishës, duke njoftuar lindjen e një epoke të re që i dha fund analfabetizmit. Pjesë e veprimtarisë përkujtimore u bënë ish-mësues, ish-nxënës dhe autoritete lokale.
“Kjo shkollë ka emrin Bajram Curri, i cili ishte mik i Selitës, dhe Selita e mbrojti atë në ato ditë të vështira kur hidheshin ditët e shtetit modern të shteti shqiptar”, tha poeti Viktor Gjikolaj.
Ndërsa drejtori i Arsimit, Renuar Kolaj, shprehet se “100 vjet nuk janë shumë në historinë e një vendi, por hapja e një shkolle në këto male ishte një rreze drite për rrugën e njerëzve”.
Sot pas një shekulli, në shkollën 9-vjecare të Selitës mësojnë vetëm 5 nxënës, pasi fshati është prekur nga shpopullimi.
“Bardhaj apo Selita është varfëruar nga largimi i njerëzve, ndaj ne duhet të japim një shpresë për zhvillimin e zonave malore dhe mbajtjen hapur të shkollës 100 vjeçare”, tha kryetari i bashkisë Mirditë, Albert Melyshi.
Në përvjetorin jubile të shkollës së parë shqipe në Selitë u vlerësuan me çertifikata mirënjohje ish-mësues që dhanë kontribut në arsim.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59