Mirditë, përkujtohet Prend Doçi
Çuni: Banesa e tij monument kulture

Mirditë, përkujtohet Prend Doçi<br />Çuni: Banesa e tij monument kulture
MIRDITE - Në kuadër të vizitës së Papa Fraçeskut në vendin tonë, studiues, klerike si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror janë mbledhur në Rubik duke sjellë në kujtesë figurën e misionarit klerikut dhe studiuesit Abatit të Mirditës "Prend Doçi". 

Në një sesion shkencor kushtuar kësaj figure të ndritur për Mirditën dhe mbarë vendin tonë të pranishmit kanë sjellë në kujtesë e gjithë atë çfarë ai i dha vendit tonë. 

Në fjalën e tij zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni ka deklaruar se është detyrimi i të gjithëve që të shkundim pluhurin e harresës për këtë figurë të shquar për makabritetin e kombit shqiptar e më gjërë. Sipas tij ka nisur proçesi për shpalljen monument kulture të banesës në Rubik ku ka lindur abati i Mirditës.

"Për respekt të tyre ne kemi filluar procesin për shpallje monument kulture, duke ja shtuar ato listës kombëtarë të objekteve me vlera të mbrojtura me ligj dhe ju siguroj se kjo iniciativë do të pasohet edhe nga të tjera. " tha Çuni zëvendësministër i Kulturës

Nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Rubikut Gokë Vuka teksa ka bërë një përmbledhje të jetës së Abatit ku ka deklaruar se të gjithë pushtetarët vendor dhe qëndror duhet të kishin bërë më shumë për të ngritur figuren e tij.

"Me këtë iniciative e cila është ndërmarrë në vendlindjen e tij në Mirditë tashmë po sillet në kujtesë figura e rilindasit dhe misionarit të dijes dhe kulturës kombëtare Abat Prend Doçi. Prend Doçi gjithё jetёn e vet detyrën kishtare e realizonte nё mёnyrё tё tillё qё t’i shёrbente detyrёs kombёtare. Pushkёn pёr liri abati i Mirditёs s’e ndau nga arma pёr dituri. Pena i shёrbente zgjimit tё ndёrgjegjes kombёtare, bashkimit dhe çlirimit kombёtar." tha Vuka

Në përmendoren që Prend Doçi i dërgon papës në vitin 86, Abate do ti shkruante " Principi i lëvizës i shpirtit të çdo shqiptari."

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë