MIRDITË - Bllokohet Rruga e Kombit dhe lëvizja bëhet vetëm në një sens drejtimi në zonën e Repsit në Mirditë. Bllokimi i rrugës është bërë për shkak të rrëshqitjes së dherave pas reshjeve të shumta të shiut.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, lëvizja në drejtimin Tiranë-Kukës, bëhet vetëm në një sens kalimi, pasi korsia tjetër është bllokuar nga shkëmbinjtë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe autoriteti i rrugëve. Siç bëhet e ditur, Autoriteti i Rrugëve të Veriut me mjetet e tij ka ndërhyrë në këtë zonë për të bërë hapjen e saj dhe lëvizjen normale në Rrugën e Kombit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)