MIRDITE- Është i sëmurë me epilepsi dhe i duhet të kryejë një vizitë urgjente në një klinike në Greqi, por kjo nuk mund të realizohet pasi ndonëse ka aplikuar prej dy muajsh për t’u pajisur me pasaporte ende nuk e ka tërhequr atë.
Personazh i kësaj historie të hidhur është bërë Aleksandër Hila, 30-vjeçari nga fshati i thellë i Kaçinarit në Mirditë të cilit duke mos mjaftuar sëmundja që mban mbi supe i duhet të përballet edhe me neglizhencën e kompanisë ALEAT në Lezhë, e cila nuk po i jep zgjidhje për ta pajisur me pasaportë.
Këta të fundit i kanë kërkuar Hilës që të aplikojë përsëri për t’u pajisur me pasaportë pa i dhënë asnjë shpjegim.
Tashmë krahas shumës së parave që duhet të ripaguajë për të aplikuar për pasaportë, atij i duhet të presë edhe tre javë të tjera që t’i dalë ky dokument.
Nga ana tjetër burime pranë kompanisë kanë bërë të ditur se pasaporta e 30-vjeçarit të sëmurë Aleksandër Hila është mbajtur nga Ministria e Brendshme për verifikim pasi është drejtë e tyre ta kryejnë një veprim të tillë.
Ky është një rast i papreçedent ku një personi invalid i cili kërkon ndihmë për shëndetin e tij, shteti nuk i përgjigjet për t’i dhënë zgjidhje, duke bërë që vizita e tij mjekësore e planifikuar në Greqi të dështojë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO