MIRDITË-Një person është shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të vrasë një 52-vjeçar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
 
Sipas policisë, D.A. 46 vjeç, banues në Zajs, Kurbnesh, ka tentuar të vrasë me armë zjarri V.A. 52 vjeç, banues po në fshatin Zajs pas një konflikti.
 
Pas dëshmisë së 52-vjeçarit për ngjarjen, fqinji i tij është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.
 
Materialet hetimore e proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22 dhe 278 të Kodit Penal.



dy.b/shqiptarja.com