Tentuan të vrasin me armë zjarri një 46-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët, babë e birë. 

V.A. 51 vjeç, dhe djali i tij, L.A. 17 vjeç, banues Mirditë, dyshohet se se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, pas një konflikti që kanë patur një ditë më parë me shtetasin D.A. 46 vjeç, banues në Mirditë, kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri. 

Ndaj dy autorëve janë ngritur veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" parashikuar nga nenet 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com