Mirditë, u kap duke vaditur parcelën me 520 rrënjë kanabis, në pranga 37-vjeçari (EMRI+VIDEO)

Mirditë-Po ujiste 520 bimë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari, Fatmir Ndoj

Autori i identifikuar si Fatmir Ndoj, banues në fshatin Shëmri, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, informoi sot policia.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “DOUBLE”. 

 Njoftimi i policisë:

Fatmir Ndoj dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit ku banonte, kishte kultivuar 520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.  

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin S. Ll., me detyrë kryeplak i fshatit Shëmri, dhe për shtetasin Gj. Gj., me detyrë specialist i pyjeve, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, në zonën që mbulojnë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë!

Alban Daci: Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë!