Vrasja e ish-drejtorit të OST në 2016, Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë vrasësin me pagesë

Vrasja e ish-drejtorit të OST në 2016, Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë vrasësin me pagesë

Saimir Jaku dhe vrasësi Dorjan Keqi

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin me pagesë Dorjan Keqi, i cili ishte vënë nën akuze si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016-të në Rrëshen. 42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Ashtu si dhe në momentin e arrestimit edhe gjatë gjykimit në themel të çështjes, Dorjan Keqi ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me krimin, duke refuzuar që të bëhet dhe bashkëpunëtor i drejtësisë në këmbim të lehtësimit të pozitave penale. Por organi i akuzës përmes provave shkencore arriti të zbardhë ngjarjen pas 7 vitesh nga vrasja e zyrtari të OST në Rrëshen, duke provuar fajësinë për Dorjan Keqin. Hetimet nuk kanë zbuluar financuesin e këtij atentati.

42-vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2022, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa patente dhe në gjendje të dehur. Nga shenjat e gishtërinjve u zbulua se ai ka marrë pjesë në vrasjen e Saimir Jakut, në bashkëpunim edhe me persona të tjera të cilat nuk janë arritur ende të identifikohen.

Krimi i rëndë ndodhi në muajin shtator të vitit 2016 në një lokal në qytetin e Rrëshenit. Saimir Jaku u qëllua me breshëri plumbash teksa, po pinte kafe bashkë me një person tjetër ku dhe ai mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 12/07/2024 09:04

    Ne hale te gomereve vafte plehra, denim i merituar. Keqardhje per fatin e Saimirit, asnje denim nuk e zvendeson humbjen e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?