Fluks turistësh në Fishtë të Lezhës! Vizitorët veçojnë historinë, kulinarinë dhe mikpritjen

I kthyer në destinacion turistik mjaft të pëlqyer vitet e fundit, Fishta po tërheq vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve të shumtë, edhe këtë sezon veror. Ky fshat i vogël piktoresk që ndodhet në zemër të Zadrimës, vetëm 15 km larg qytetit të Lezhës, ofron bukuri natyrore, histori, traditë, kulturë dhe gastronomi të pasur me prodhime të zonës. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistët thonë se Fishta po e përmbush në maksimum pritshmërinë e tyre. Ata veçojnë bukurinë natyre, kulinarin dhe mikpritjen e vendasve.

“Unë kam ardhur nga Izraeli dhe po kalojmë shumë mirë. Këtu është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe të sjellshëm. Akomodimi në shtëpizat prej druri shumë i mirë, e mbi të gjitha gatimet janë të veçanta e të shijshme. Për mua nuk është hera e parë që vij e do të rikthehem sërish edhe me shumë miq të tjerë sepse këtu vërtet ia vlen", shprehet turisti.

Numri gjithnjë në rritje i vizitorëve e turistëve ka nxitur vendasit që të hapin bujtina dhe shtëpi druri. Njëri prej tyre është Zef Frroku, një i ri i cili vendosi të investojë në vendlindje, duke ngritur njësi akomodimi për turistët.

Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet nga më shumë se 100 mijë persona në vit dhe trendi është gjithnjë në rritje, duke ndihmuar në ekonominë e shumë familjeve në këtë zonë që e kanë të varur jetesën me turizmin.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 14/07/2024 16:34

    BRAVO,,,SHTONI INVESTIMET NE SHTEPI FRURI NJE KATESHE DHE DY KATESHE,,,,KJO DUHET SHOQERUAR DHE ME RESTORANTE CILESORE SI AI I PRENGES,DHE AKTIVITETE ZBAVITESE,,HIPIZEM,,,,HIKING fusha tenisi,,basketbolli,,,TE NDERTONI DHE PISHINA ATY...,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër