Mirditë/ U qëllua me breshëri plumbash nga dritarja! Misteri i vrasjes së 68 vjeçarit në fshatin e braktisur malor! Hetimet në pikën zero
Frederik Radi, i vrarë më 18 gusht 2024
Mirditë- Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës vijon të mbetet pa autor. Kur kanë kaluar 10 ditë nga krimi i rëndë, hetimet e policisë dhe prokurorisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen janë në pikën zero. Dëshmia e familjareve nuk e ka ndihmuar grupin hetimor drejt një piste hetimi, pasi 68-vjeçari nuk ishte person problematik apo që kishte shfaqur probleme.
Muajt e veres Frederik Radi i kalonte i vetem në shtëpine e tij të vjetër në Lajthizë të Mirditës, një fshat malor i cili është braktisur masivisht dhe jetojnë shumë pak familje.
Kjo i ka ndihmuar autoret që të veprojnë pa u shqetësuar dhe të largohen pa lënë gjurme, duke vështirësuar punen e policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Dyshimet e grupit hetimor janë se Frederik Radi mund të jetë vrarë pas ndonjë konflikti që mund të ketë patur kohet e fundit për çështje pronësie në fshat, por kjo nuk është arritur të provohet ende, pavarësisht se menjëherë pas ngjarjes u shoqëruan në polici dhe u moren në pyetje një numer i konsiderueshem përsonash kryesisht banor të fshatit.
Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa vrasja dyshohet të ketë ndodhur më 18 gusht, ndërsa u gjet i vdekur nga vajza e tij brenda baneses së vjeter në fshatin Lajthizë të Mirditës mëngjesin e 20 gushtit.
.Leonora Radi ka sinjalizuar policinë dhe nga veprimet e kryera rezultoi se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
0%
-
Pak
0%
-
Aspak
100%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, Gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite për Altin Markun
18 Janar, 08:54