Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Shpërdhaz, në njësinë administrative Kaçinar të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë tre zona të ndryshme, pranë disa banesa të braktisura.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.