MIRDITE - Prej orëve të mëngjesit forcat RENEA janë duke zhvilluar një operacion për kapjen e Petrit Dushit, një të dënuari me 20 vjet burg për vrasje, i cili fshihet në fshatin Orosh të Mirditës. Rreth mesditës, kur ka konstatuar praninë e policisë, 44-vjeçari i armatosur ka lënë fshatin dhe është nisur në drejtim të pyllit nga ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve. Policia i është përgjigjur me të njëjtën monedhë duke pasur një shkëmbim zjarri mes palëve, por fatmirësisht pa të lënduar. Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se Dushi është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, fakt i cili veç dënimit që 44-vjeçari ka marrë në mungesë për vrasje, bëhet edhe qëllimi i drejtpërdrejtë me armë ndaj policisë në aksionin për kapjen e tij.

Të njëjtat burime thanë se forcat e rendit po përpiqen të bëjnë negociata me 44-vjeçarin përmes të afërmve të tij, tentativa të cilat ende nuk kanë dhënë rezultat.

Ndërhyrja për të mundësuar arrestimin e tij është e vështirë për shkak të zonës së pyllëzuar që Petrit Dushi ka zgjedhur si strehë. Fakti që i kërkuari është njohës i mirë i terrenit e favorizon në arratinë e tij.

petrit dushi

(Në foto Petrit Dushi)

Petrit Dushi nga Kaçinari i Mirditës nuk është një emër i panjohur për policinë e shtetit.

13 vite më parë pas një debati për motive pronësie 44-vjeçari ekzekutoi një bashkëfshatar të tijin, pikërisht në ditën që ky i fundit martonte të bijën. Prej asaj kohe ai jetonte në arrati në malet e Mirditës, ndërsa në tetor të 2013 kreu vrasjen e dytë. Viktima këtë herë viktima ishte daja i babait tij Mark Jaku nga fshati Ungrej, i cili e kishte strehuar për disa kohë gjatë arratisë

mirdite

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)