Tirana do të zhvillojë sot ndeshjen e kthimit për turin e dytë në Europa League përballë ekipit norvrgjez të Alesundit. Ndeshja e parë midis këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 1-1 duke lënë krejtësisht të hapur kualifikimin për në ndeshjen e sotme. Vendasit janë më të avantazhuar, pasi luajnë në shtëpinë e tyre përballë publikut. Tirana do të kërkojë maksimumin në fushë, megjithatë asgjë nuk duket e lehtë.
Protagonisti kryesorë në ndeshjen e parë, Mirel Cota shprehet optimist për arritjen e një rezultati pozitiv. "Ndeshja është shumë e vështirë, por unë kam besim te grupi që do të arrijm të realizojmë një ndeshje të mirë, e cila do të na kalojë në turin tjetër. Alesundi ka një ekip të fortë që është vështirë ta mundësh nëse nuk jemi vigjilent gjatë 90 minutave" shprehet. Për këtë ndeshje ekipit të Tiranës i rikthehet në formacionin e parë mbrojtësi Arjan Pisha, i cili mungoi në takimin e parë për shkak të penalizimit.
Drejtuesit bardheblu mësohet se ka vënë në dispozicion edhe një premio të majme në rast kualifikimi. Tirana është ekipi i fundit shqiptar që vazhdon garën në kompeticionet europiane pas eleminimit të Skëndebeut, Flamurtarit dhe Teutës. Ekipit shqiptare edhe këtë edicion vërtetuan se nuk mund të vazhdojnë më shumë se turi i parë në Europë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com