Pas largimit të trajnerit çek Stanislav Levi, drejtuesit e ekipit korçar kanë prezantuar trajnerin e ri që do të drejtojë Skënderbeun për edicionin e ardhshëm. Mirel Josa është prezantuar gjatë ditës së sotme nga drejtuesit e klubit korçar në ambientet e klubit. Josa është një nga trajnerët më me eksperiencë në kampionatin shqiptar.

Disa nga ekipet që Josa ka drejtuar janë Tirana, Vllaznia dhe Shkumbini. Mirel Josa ka qënë edhe dy herë më parë në krye të bankinës korçare, herën e fundit u largua me ardhjen e presidentit Agim Zeqo u largua. Drejtuesit e ekipit të Skënderbeut me në krye presidentin Ardian Take i kanë shprehur besimin e plotë teknikut për edicionin e ri. Josa nuk do t’a ketë të lehtë punën në jug-lindje të vendit, pasi me largimin e Agim Zeqos janë larguar disa nga futbollistët kryesor si Xhafa, Allmuca, Bratic, etj. Në prag të largimit është edhe Gjergji Muzaka.

(d.b/shqiptarja.com)