Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi sot tenderin që parashikon mirëmbajtjen nga ana e kompanive private të 1,300 kilometrave rrugë.
 
Projekti, në bashkëpunim me Bankën Botërore, parashikon një fond prej 130 milionë dollarësh që do paguhen në pesë vite për mirëmbajtjen e segmenteve.
 
Në fazen paraprake të procedurës së tenderimit, të ndarë në 4 lote, janë kualifikuar 16 kompani.
 
Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket investimeve në mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore, shkaqe për të cilët kemi dhe një numër shumë të lartë aksidentesh me vdekje.



dy.b/shqiptarja.com