Tiranë - Fate Velaj,  këshilltari i kryeministrit Edi Rama për diplomacinë kulturore dhe Rilindjen Europiane, në prani të  kryetarit të Bashkisë se Cleveland-it, Franklin Jackson dhe  anëtareve të këtij  keshilli,  i është dorëzuar,  "Resolution of Welcome and recognition" (Deklarata e Mirëseardhjes dhe Mirënjohjes) me motivacionin "Këshilli Bashkiak i Cleveland është krenar ti thotë Fate Velaj mirëseerdhe në Cleveland dhe ti shprehë atij mirënjohjen për angazhimin e tij gjatë aktivitetit të titulluar  "Arti përmirëson kohën". Do të ishte kryetari i këshillit Kevin Kelley që do t'i dorëzonte, këtë titull , Fate Velaj, njeherazi anëtar nderi i Albanian Excellence.
Duke marrë fjalën në këtë ngjarje, Fate Velaj tha se,   unë nuk e di se kur ka ardhur shqiptari i pare në Cleveland por, di se aty nga vitet 1876, në SHBA do të shkelte i pari shqiptar dhe, nga thellësia e bindjes sime të plote them se ai, do të këtëe shkelur me kembën e mbarë dhe dorën në zemer ketu tek ju, në tokën e premtuar.
Duke ju referuar ndihmës së Amerikës ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë,Velaj tha se, ju  keni bere aq shumë per ne saqë ne nuk do jemi kurrë në gjendje tju falenderojmë dhe ndoshta nuk është mire te them se ju, se dini se ku tamam i bie Shqipëria për të mos thënë se nuk e dini se ku i bie qyteti im Vlora apo Fieri ku, në çdo 4 korrik, në ,,Sheshin Europa", nën himnin e Amerikës dhe fjalëve ,,God bless America" ne ngremë flamurin tuaj si një shenjë respekti e dashurie për popullin amerikan, për vlerat themeltare të njerezimit që ai perfaqëson dhe për të gjithe ato vajza e djem shqiptare që jetojnë e punojnë këtu, mes jush të cilet janë Shqipëria e vërtetë dhe mishërim i vlerave te saj".
Gjatë kësaj vizite Fate Velaj  i cili ndodhet në SHBA së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Fierit  Baftjar Zeqaj,  zhvilloi disa takime të rëndësishme mes tyre dhe një takim me senatorin Sherrod Broën të cilin e falënderoi për mbeshtetjen që SHBA  i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë historisë dhe e informoi mbi zhvillimet në Shqiperi dhe në veçanti ato që kanë të bëjne më rolin e Shqipërise si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu Fate Velaj e informoi mbi angazhimet e Shqipërise në "koalicionin kundër të keqes" siç jane ato në angazhimet në luftën kundër terrorizmit dhe ato në NATO dhe më pas, mbi vizitën e kryeministrit Rama që po atë dite  zhvillonte në Beograd. Velaj  i beri një panoramë të botës së hapur dhe pa paragjykime e komplekse të politikes së re shqiptare të pas 23 qershorit.
Senatori Broën vlerësoi lart rolin e Shqipërisë jo vetëm në rajon dhe u intereresua të dinte më shumë mbi disa aspekte të veçanta të politikes së jashtme të Shqipërisë.
Me këtë  rast, Fate Velaj i dorëzoi te nderuarit senator Sherrod Brown dhe letrën që kryeministri Rama i dha per senatorin ku e informonte mbi zhvillimet në Shqiperi, ato të bashkëpunimit në kuader të angazhimeve të përbashkëta si dhe e ftonte  të vizitonte Shqipërinë në një kohe që për të do të ishte e favorshme.
Fate Velaj,  gjatë qëndrimit në Cleveland do të çelte  ekspozitën fotografike "Shqipëria - e parë ndryshe" nën bashkinë e këtij qyteti  me pjesemarrjen e figurave qendrore të kësaj bashkie ku ishte vendosur flamuri shqiptar dhe ai amerikan. Miq amerikanë e shqiptarë që banojnë në SHBA vlerësuan lart të 70 fotografite e paraqitura , një perzgjedhje e punëve të realizuara nga Fate velaj dhe fotografëve Ardian Fezollari nga Pogradeci, Arben Alliaj nga Fieri dhe Met Axhushi nga Vlora./ATSH/