Në metropolin verior prej ditësh, për të gjithë qytetarët që duan t'i bashkohen kësaj pritje të Atit të Shenjtë në Tiranë, veç të tjerave kanë nisur të shiten bluza me fotot e Papa Franceskut. Në to mbizotërojnë mbishkrimet "Mirësevjen Papa Françesku", "Është Papa jonë" etj, ndërsa nuk mungon elementi i shqiponjës dhe ngjyrat kuq e zi.
Duket se ky është një nga detajet e para, pasi deri më 21 shtator do të jenë edhe shumë elementë të tjerë që do të tentojnë t'i japin sa më shumë ngjyra e karakteristika nga Shqipëria, kësaj vizite të Papës në vendin tonë./m.m/
