Gjyqtari Shkëlqim Miri do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve me akuzën e korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë pasi sipas prokurorisë është i dyshuar për marrjen e 30 mijë eurove për të dhënë një vendim gjyqësorë.

Report Tv zbardh detaje si u kontrollua zyra e Mirit në gjykatë
ReportTv zbardh detaje të reja në lidhje me arrestimin e gjyqtarit Miri, ku pas kontrollit të banesës në orë 15:00, në rrugën “Islam Alla” në Tiranë atij i është kontrolluar edhe zyra pranë gjykatës së apelit.

Siç dhe shihni në këtë faksimile kontrolli i zyrës së gjyqtarit Miri është bërë në orën 15-16:00 të datës 9 nëntor 2017.

Pas këtyre dy kontrolleve banese dhe zyrë gjyqtari është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë së bashku me oficerin që ka kryer kontrollet dhe aty i është komunikuar dhe verbalizuar vendimi sekuestros për sendet e gjetura në banesën e tij.

Sipas detajeve të siguruara nga Report Tv gjyqtarit Miri i është sekuestruar edhe celulari i tij personal ndërsa në mbrëmjen e 9 nëntorit ai kërkohet në telefon po nga oficeri policisë gjyqësore dhe pasi paraqitet në polici i komunikohet ndalimi.

Ka qenë kjo kronologji të cilën avokati it ij Ardian Visha e ka përdorur për të argumentuar se gjyqtari s’ka pasur dhe s’ka asnjë qëllim ti shmanget hetimit, por kjo ska bindur gjykatën të ndryshojë arrestin.

Por çfarë ndodh sot me gjyqtarin e pezulluar nga detyra?

Prej të premtes më nëntor ai mbahet i shtruar në spitalin e burgut pranë QSUT-s pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjyqtari Shkëlqim Miri u prangos me akuzën e korrupsionit pasi ai është i dyshuar nga prokuroria për dhënien e vendimit në favor të Gentian Dodës, ish të dënuarit që sot ka fituar lirinë.

Doda ishte në burg me akuzën e vrasjes por pasi ju ndryshua kjo akuzë dhe u la në fuqi dhe në apelin e Tiranës ku ishte gjyqtari miri ai vuajti një dënim më të ulët dhe u la i lirë.


d.c./j.sh/shqiptarja.com