Miriam Cani: Jo vetëm në “The Voice”, por dhe në prezantim

Miriam Cani: Jo vetëm në “The Voice”,  por dhe në prezantim
E kemi njohur me grupin “Preluders”, por karriera e saj solistike rezultoi akoma edhe më e suksesshme. Miriam Cani figura më e ëmbël të panelit të jurisë së “The Voice of Albania”, rrëfen ekskluzivisht për THASH&THEM, pas kuintat e sezonit të dytë të talent shout të njohur, karrierën e saj muzikore si dhe historinë 5-vjeçare të dashurisë me këngëtarin, Alban Skënderaj. Çifti i mirënjohur do të prezantojë një koncert gala në Vlorë, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Duke u ndalur te grupi “Preluders”, Bukuroshja Miriam Cani thotë se nuk do të rikthehen bashkë, pasi secila ka krijuar tashmë një karrierë të veten brenda dhe jashtë muzikës.

Miriam si ju duket edicioni i dytë i “The Voice”?

Absolutisht që është i njëjti nivel siç ka qenë një vit më parë. Ndryshimi këtë vit është që ka më shumë prurje në stil, ajo që edhe unë e dua më shumë. Për mua vlen më shumë një zë karakteristik, me një ngjyrë më të veçantë, sesa një zë që ka shumë shtrirje por që nuk identifikohet dhe aq lehtë.

Edhe vitin e kaluar këtë keni dashur të evidentoni?

Sot në botë ajo ecën. Ata që kanë ecur janë ata që kanë arritur të formojnë një karakter të veçantë edhe të jenë origjinal, nëse gjithë bota e bën edhe ne duhet ti afrohemi këtij stili.
Si ju duken konkurentët që keni përzgjedhur deri tani?
Në fakt ka qenë vetëm dita e parë, kemi akoma elementë për të përzgjedhur dhe për të mbushur ekipet, deri tani jam shumë e kënaqur me zgjedhjet e mia, por jam kurioze të shoh çfarë do të ketë në ditët e ardhshme.

Si ndiheni përkrahë kolegëve tuaj?

Eksperienca me tre kolegët e panelit vitin e kaluar ka qenë shumë pozitive dhe po kështu do të jetë edhe këtë vit. Madje më e mirë, sepse jemi familjarizuar me njëri- tjetrin. E veçanta tek paneli jonë është që në jemi 4 karaktere krejt të ndryshëm nga njëri- tjetri kështu që secili ndjek stilin e tij, por në tërësi prapë jemi një.

Ruani ende kontakte me konkurentët e vitit të kaluar ?

Absolutisht që i kam ruajtur marrëdhëniet me finalistët e ekipit tim, gjithë puna që ne bëmë vjet nuk do kishte kuptim nëse ajo do të kishte filluar dhe mbaruar aty. Gjithë puna u duk kur mbaroi “The Voice” dhe secili prej tyre nxorri nga një këngë. Madje jemi duke punuar për një këngë të dytë me secilin prej tyre.

Do të donit që fituesi këtë vit të ishte nga skuadra juaj?

Për mua nuk ka rëndësi kjo gjë. E rëndësishme është që në këto 4 muaj unë arrij të shpalos aftësitë e mia dhe kandidatët e ekipit tim të krijojnë një karakter. Kjo është për mua e rëndësishme sepse e gjithë puna nuk është kush fiton, por kush vazhdon të mbetet në treg dhe bëhet personazh. Pas disa vitesh nuk do mbahet mend se kush fitoi, por ai që është aktiv në treg, pra për mua vlen jetëgjatësia.

Me fillimin e ” The Voice” edhe ju qëndroni për një kohë më të gjatë në Shqipëri?

Unë shumicën e kohës duhet të jem këtu sepse e kërkon programi. Duhet të përzgjedh materialet ndërsa më pas bëhen xhirimet për emisionin, kështu që gjithë javën jam e angazhuar me këtë projekt. Por nuk i kam lenë pas dore angazhimet e tjera të mia, siç janë projektet në Gjermani. Në nëntor do të nxjerr një këngë të re dhe bashkë me Albanin kemi një projekt konkret për rastin e 100 vjetorit.

Çfarë do të jetë ky event?

Do të jetë një koncert gala që do ta prezantojmë në Vlorë. Një shfaqje e madhe me të ftuar personazhe të njohur në Shqipëri dhe do të ketë një orkestër që do të performojë live. Është event që ne e kemi marr totalisht përsipër, po bëjmë rolin e autorit, producentit, prezantuesit por edhe pjesëmarrës në të.

Le të ndalemi pak tek kënga e re, do të jetë duet?

Do të nxjerr një këngë vetëm, por ende nuk e kemi përfunduar. Është një këngë që po e bën Albani dhe që do të shoqërohet edhe me një klip.

Është një baladë?

Nuk do të thoja baladë por as tempo, mund të jetë diçka miks (qesh).

Ku ndiheni më mirë në balada apo diçka më të fortë?

Nuk do të përcaktoja një stil. Natyrisht unë mendoj çdo artist ka atë mënyrën e vet të të kënduarit por ka disa stile ku unë qëndrojë mirë vokalisht, nuk do thoja vetëm baladat. Pak a shumë tek pop rock, RnB.

Cilat janë projektet në Gjermani?

Në Gjermani deri para pak javësh kam qenë pjesë e një mjuzikëll që titullohej "Hair", e cila ka qenë gati 1 herë në javë përreth 1 vit. Kjo shfaqje mbaroi por do të filloj në nëntor dhe unë do të jem sërish. Ky është projekti më afatgjatë dhe konkret atje.

Në Shqipëri të kemi njohur me grupin "Preluders", i ruani kontaktet me vajzat e grupit dhe e keni menduar për një rikthim mes jush?

Nuk mendoj që do të rikthehemi , por jemi ende mikesha. Tani pas kaq vitesh secila ka krijuar botën e vet me stilin përkatës. Njëra drejton një program të vetin në radion më të madhe në Gjermani, një tjetër luan mjuzikëll, një tjetër jeton në Amerikë.

Jeni prej vitesh e dashuruar me Alban Skënderaj, si po shkon lidhja juaj?

Gjithçka shumë shumë mirë, bashkëjetojmë, punojmë bashkë, jetojmë bashkë , pra gjërat i bëjmë bashkë në një mënyrë shumë të mirë.

Pra, tani jetoni më tepër në Shqipëri?
Tani me projektin e “ The Voice”, jam më tepër në Tiranë.

Meqënëse edhe ju vet keni marr pjesë në talent shoë të tilla, si ju duken këto formate në Shqipëri?

Absolutisht që më duken programe shumë frytdhënëse, që nuk vlejnë vetëm për pjesëmarrësit por edhe për publikun që e ndjek, sepse i jep një shembull të mirë që njeriu duhet të punojë për ëndrrat e veta. Përsa i përket kandidatëve është një mundësi shumë e mirë, pasi në Shqipëri mundësitë nuk janë edhe aq të shumta për të hyrë në tregun e muzikës.

Ju vet e keni patur më të lehtë në Gjermani apo në Shqipëri, për të hyrë në tregun muzikor?

Shqipërinë unë e kam parë gjithnjë si një vend pak më "special". Kam ardhur vetëm për projekte të veçanta dhe nuk ka qenë synimi im që të ndërtoja një karrierë këtu. E kam parë për gjëra më speciale sidomos tani që jam edhe prej 5 vitesh e lidhur me Albanin, kam qenë më e pranishme këtu pasi mund të rrimë bashkë. Por edhe për faktin që Albani këtu e ka ndërtuar karrierën e tij, ndërkohë që unë e kam ndërtuar andej. Por më të lehtë nuk do të thoja në asnjë vend, sepse të dyja kërkojnë punë, impenjime, kështu që e lehtë nuk është, sidomos në Gjermani që më ka kërkuar vite punë.

Me Albanin jeni në dy formate të ndryshme, sa e ndiqni dhe këshilloni njëri-tjetrin?

Për ne është diçka shumë interesante, që jemi në dy formate ku ndjekin të njëjtin fenomen. Na bën që të flasim më shumë e ta këshillojmë njëri- tjetrin për të njëjtën gjë. Unë nuk kam lenë emision pa parë të X Factor po edhe Albani nuk ka humbur asnjë puntatë të “The Voice”. E këshillojmë dhe kritikojmë njëri- tjetrin, se çfarë duhet të bëjmë më mirë.

Karrierën tuaj e keni zhvendosur në Gjermani, ndërsa Albani në Shqipëri, në momentin që do të mendoni për një hap të mëtejshëm të marrëdhënies suaj (një martesë), ku do të jetoni?

Këtë nuk e kemi vendosur, por ne jetën tonë private e kemi ndërtuar jashtë. Unë kam familjen në Gjermani, ndërsa Albani e ka në Itali më shumë na lidh puna në Shqipëri. Kështu që për një të ardhme familjare, mendoj që shumicën e kohës do të jemi jashtë Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)