Miriam Cani: "Më ndryshuan
marrëveshjen, ndaj ika nga DWS"

Miriam Cani: "Më ndryshuan<br />marrëveshjen, ndaj ika nga DWS"
Thashethemet: Arsyeja e vërtetë ishte shuma e lekëve për të cilat nuk ranë dakort

“Miq. Për të larguar çdo lloj keqkuptimi apo keqinterpretimi që po qarkullon në media përsa i përket largimit tim nga Dancing, dua t'ju them: Fakti që nga Produksioni u ndryshua në moment të fundit marrëveshja fillestare që mu bë (ku përfshihen shumë detaje profesionale si në çdo profesion), është arsyeja e vërtetë e largimit tim nga Dancing.  Nuk ka as edhe një arsye personale. Janë gjëra profesionale që nuk mund të bëhen publike, por që për mua janë parimore! 

Ndryshime kolosale 5 ditë para shfaqes ma bënë të pamundur të nënshkruaja kontratën me produksionin. Nuk di t’i jap një emër, ndoshta "keqkuptim" por shumë i rëndësishëm. Më vjen shume keq por nuk shkel dot mbi parimet e mia në punë. Korrektesa për mua është jo vetëm respekti ndaj tjetrit, por jetike në çdo gjë që bëj. Kam gati dy muaj që punoj, mendoj dhe përgatitem për këtë projekt dhe mua më lëndon më shumë se këdo, por janë gjëra që ndodhin. Gjithsesi ka dhe më keq ndaj nuk do doja njerëzit ta bënin më temë këtë gjë!!



E pranoj se më vjen shumë keq për ata që prisnin të më shihnin live. Gjithësesi unë i uroj shumë suksese produksionit dhe faleminderit të gjithë atyre që janë dashamirës ndaj meje”. Ka qenë kjo deklarata zyrtare që ka bërë këngëtarja Miriam Cani, pas ikjes së saj nga ky spektakël. Ka qenë disa ndryshime sipas saj që kanë sjellë largimin vetëm 5 ditë para fillimit të spektaklit.

Ndërkohë nga burime jozyrtare thuhet se marrëveshja është prishur për shumën e lekëve të kërkuara nga Miriami ndaj produksionit.  Pas daljes së këtij lajmi kanë qenë të shumta edhe reagimet e njerëzve në portale online ndaj këtij porduksioni. Nisur nga kjo producentja Holta Dulaku ka bërë një koment në faqen e Olti Currit duke dhënë shpjegime për këtë largim, por jo vetëm.



Producentja Dulaku: Të vërtetat e largimeve nga DWS

“Atehërë, mendoj se jam personi i duhur për t’ju përgjigjur të gjithëve ju, edhe pse nuk kam arsye pse. Në rradhë të parë, faleminderit që keni komentuar, pro apo kundër këtij spektakli dhe vendimeve të tij. Gjithsesi është vlerësim. Për të vazhduar më tej me dorëheqjet që janë bërë, nga dita e parë e fillimit të punës. Adi Krasta është njëri nga prezantuesit më të mirë të ekraneve shqiptare dhe ka qenë kënaqësi të punoj me të. Por mbajtja e Krastës në drejtim të këtij spektakli, i kushtonte këtij produksioni sponsorin gjeneral, me të cilin Krasta kishte konflikte.

Kështu që rastin Krasta, gjykojeni vetë, ishte ikje apo heqje. Më pas Jonida Maliqi, që ishte vetëm në listë thashethemesh tek Dancing. Miqësisht Jonida do ishte konkurrente, edhe pse pa ndonjë dashuri të madhe për kërcimin. Dhe zgjuarsisht u tërhoq vetë, akoma pa vendosur a do të merrte pjesë. Petri Bozo është një regjisor dhe njeri i shkëlqyer. Por gjuri i tij mundi të mbante vetëm një javë prova fatkeqësisht. Dhe përderisa ky spektakël i PAGUAN vipat që të vijnë të marrin kënaqësi dhe më shumë famë, në asnjë mënyrë nuk do ta linim Petrin të vuante me gjurin. Prandaj i uruam shërim me premtimin që do jetë i ftuar i nderit sa herë ai të dojë. Dhe e fundit ngeli Miriam Cani.

Në të vërtetë nuk është deklaruar akoma që nuk është pjesë e këtij produksioni. Dikush shkruan do ketë pasur debate prandaj iku Miriami. Dikush tjetër shkruan shyqyr që është tërhequr. Atëherë, mund t’ju them se Miriami është këngëtare dhe shoëgirl shumë e talentuar.Poooor, duhet tani e tutje ta menaxhojë vetë talentin e saj. Vetem kështu do të mund të përfundojë çdo projekt serioz të nisur” ka shkuar Holta Dulaku, duke u përpjekur të bëj një analizë të të gjithë atyre që janë përfolur në këtë produksion dhe që janë larguar prej tij. Pas ikjs së Miriam, ajo që do të prezantojë së bashku me Armina Mevlanin, do të jetë këngëtarja stil e skenës sonë, Jonida Maliqi. 

31/2
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë