Sipas faqes së Olti Currit në Facebook, mësohet se Miriam është tërhequr nga ky rol vetëm pak ditë para se dancing të vazhdoj.
Në vend të saj pritet që të jetë këngëtarja sharmante Jonida Maliqi.
“Këngëtarja e njohur Miriam Cani tërhiqet nga roli i prezantueses në “Dancing With The Stars Albania” dhe në këtë rol do të shohim një tjetër këngëtare të njohur, ajo është Jonida Maliqi.. .Emri i prezantueses tjetër Armina Mevlani, është i pandryshueshëm”, shkruhet në faqen e Olti Currit në Facebook, i cili është i pari që e publikon këtë lajm,në një kohë që thuajse emrat e prezantueseve ishin bërë zyrtarë.
Ndërkohë arsyeja pse Miriam Cani është larguar mbetet për tu zbuluar në ditët në vazhdim.
(J.H/shqiptarja.com)