Miriami dhe Albani tashmë edhe imazh

Miriami dhe Albani tashmë edhe imazh
Të dy të suksesshëm, të dy mjaft të dashuruar në çdo dalje në ekran apo në çdo foto paparaci.  Çifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj tashmë kanë një angazhim të ri në karrierën e tyre, atë të imazhit në firmën e xhinseve LTB.

Në profilin e Canit në Facebook janë publikuar foto të ndryshme ku tregohen pozat dhe veshjet e përzgjedhura për tu reklamuar nga çifti.



Sa i përket televizionit Albani vijon të jetë pjesë e jurisë së talentshow-t “X-Factor”, ndërsa Miriami e cila nuk u shfaq si pjesë e trajnerëve në “The Voice of Albania” , edicioni i tretë, u mësua se do të ishte krah Armina Mevlanit në prezantimin e programit “Dancing With The Stars”.



Megjithatë vetëm një natë më parë është publikuar fakti se tashmë nuk dot jetë pjesë e këtij formati televiziv dhe që është zëvendësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi.



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

A është manipuluese natyra njerëzore?

A është manipuluese natyra njerëzore?