Këtë fakt modelja e ka bërë të ditur për mediat kosovare dhe gjithashtu ka theksuar pritshmëritë e saj nga ky takim sai përket karrierës si modele. Në vitin 2013 ajo është shpallur “Miss Universe Kosova 2013”, event i organizuar nga fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, ish-missi Agnesa Vuthajt dhe Labinot Gashit.
Megjithatë gjatë rrugëtimit të saj, Mirjeta ka hasur dhe probleme sa I përket mospjesëmarrjes së saj në “Miss Universe”në Moskë. Shkaku kishtë të bënte me vendimin e qeverisë ruse, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka pranuar që bukuroshja kosovare të konkurrojë në finalen e më të bukurës së universit. Gjithashtu në SHBA Shala ka punuar me emra mjaft të njohur të modës duke realizuar edhe reklamën për markën “Cabana”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)