Mirjeta Shala, bukuroshja
takim me Donald Trump

Mirjeta Shala, bukuroshja<br />takim me Donald Trump
Një tjetër vajzë shqiptare, e cila duket se është duke ecur sa i përket karrierës së saj si modele është edhe kosovarja Mirjeta Shala. Aktualisht ajo është pjesë e agjensisë “Trump Models” dhe gjatë muaji mars i është rezervuar një takim me biznesmenin e famshëm amerikan Donald Trump.



Këtë fakt modelja e ka bërë të ditur për mediat kosovare dhe gjithashtu ka theksuar pritshmëritë e saj nga ky takim  sai përket karrierës si modele. Në vitin 2013 ajo është shpallur “Miss Universe Kosova 2013”, event i organizuar nga fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, ish-missi Agnesa Vuthajt dhe Labinot Gashit.

Megjithatë gjatë rrugëtimit të saj, Mirjeta ka hasur dhe probleme sa I përket mospjesëmarrjes së saj në “Miss Universe”në Moskë.  Shkaku kishtë të bënte me vendimin e qeverisë ruse, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka pranuar që bukuroshja kosovare të konkurrojë në finalen e më të bukurës së universit. Gjithashtu në SHBA Shala ka punuar me emra mjaft të njohur të modës duke realizuar edhe reklamën për markën “Cabana”.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

34/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin