Çipi i parë në trurin e njeriut, neurologu shpjegon sesi është i ndërtuar! Inxhinieri vetëofrohet për ta implementuar! Profesorët tregojnë si do të ndihmojë të sëmurët

Sot miliarderi Elon Musk bëri me dije se kompania e tij 'Neuralink' ka arritur të vendosë me sukses një mikroçip në trurin e njeriut për herë të parë në histori. Ky çip pritet të ndihmojë personave të sëmurë të komandojnë trupin e tyre vetëm nëpërmjet mendimeve. Mbrëmjen e sotme, ekspertët e ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga diskutuan mbi risitë që sjell për njerëzimin një ngjarje e tillë si dhe për Inteligjencën Artificiale.

Neurologu Kita Sallabanda shpjegoi sesi është i ndërtuar mikroçipi duke treguar se përpjekje të tilla, bëhen në mjekësi që prej 15 vitesh.

"Historia që ka arritur deri këtu ka të paktën 15 vjet që po zhvillohet në mjekësi. Studimet e para janë bërë me majmunët dhe derrat. Elon Musk e kanë akuzuar për vdekjen e 12 majmunëve nëpërmjet eksperimenteve të tij”- tha neurologu.

Po ashtu, profesori Betim Çiço shpjegoi se mikroçipi do të funksionojë në atë mënyrë që persona me komplekse neurologjike nëpërmjet mendimeve do të mund të transmetojnë në celularin e tyre informacionin që kërkojnë.

“Këtu ka një element që kemi kaluar nga makro në mikro. Mundësia kryesore është që i gjithë informacioni të transmetohet në celularin tënd nëpërmjet mendimeve. Ti duhet të transformosh këtë informacion në atë material, tekst dhe figurë që kërkon. Kjo mendoj se kërkon kohën e vetë. Komunikimi nëpërmjet trurit deri tek celulari bëhet pa dyshim”- shpjegoi Çiço.

Nga ana tjetër inxhinieri Ermend Mertenika tha se do të ishte i gatshëm të bëhet shqiptari i parë që e provon por theksoi se një mikroçip i tillë nuk vendoset tek njerëzit e shëndetshëm. Ai dha edhe një shembull duke shpjeguar se tek cilët njerëz mund të implementohet.

“Vihet te ata njerëz që kanë pësuar paralizë. Çipi rehabiliton rikthen në gjendjen fillestare. Nëse unë kam pasur një masë tumorale dhe më është paralizuar krahu nuk mund ta lëviz atë, nëse implementohet çipi i Musk unë mund ta lëviz dorën dhe të marr një gotë”- shpjegoi inxhinieri.

Sa i takon zhvillimeve që po sjell Inteligjenca Artificiale, sociologu Ergys Mërtiri shprehu disa shqetësime të cilat sipas tij janë shfaqur kryesisht në marrëdhëniet mes njerëzve e më pas edhe në arsim e në përgatitjen profesionale të qytetarëve. 

Mikroçipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut konsiderohet si një zhvillim revolucional. Produkti i parë i kompanisë ‘Neuralink’ u quajt ‘Telepati’. Miliarderi Elon Musk tha se ‘Telepatia’të mundësonte kontrollin e telefonit apo kompjuterit, vetëm duke menduar. Personi i cili ka pranuar vendosjen e mikroçipit mësohet se vuan nga probleme të shtyllës kurrizore dhe ka preferuar të jetë anonim për publikun e gjerë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Çipi i vendosur në trurin e njeriut, inxhinieri: Jam i gatshëm të bëhem shqiptari i parë që e provon

 

Inxhinieri Ermend Mertenika i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se do të ishte i gatshëm të bëhej shqiptari i parë që implementon në tru miroçipin e kompanisë së Elon Musk.

Por mes të tjerash sqaroi se një çip i tillë vendoset vetëm tek njerëzit që kanë pësuar paralizë dhe me anë të këtij revolucioni, mund të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

“Do isha i gatshëm ta pranoja si shqiptari i parë ccipin e Elon Musk. Çipi nuk këshillohet të vendoset te njerëzit që janë të shëndetshëm apo normale. Ai është një implant ekonomik, impementohet të lidhë neuronet me njëra tjetrën kur janë shkëputur.

Vihet te ata njerëz që kanë pësuar paralizë. Çipi rehabiliton rikthen në gjendjen fillestare. Nëse unë kam pasur një masë tumorale dhe më është paralizuar krahu nuk mund ta lëviz atë, nëse implementohet çipi i Musk unë mund ta lëviz dorën dhe të marr një gotë”- u shpreh inxhinieri.

Ora 22:26
‘Je komplet i pandriçuar’, debat mes Alfred Cakos dhe inxhinierit! Konspiracionisti del nga lidhja ‘skype’ për emisionin Repolitix

 

Komenti i bërë nga konspiracionisti Alfred Cako mbi mikroçipin e vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, ka shkaktuar debate në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv.

Duke marrë në shqyrtim deklaratën e Cakos i cili tha se një zhvillim i tillë do të shoqërohej me luftë, Inxhinieri Ermand Mertenika pyeti konspiracionistin se kujt i interesinte diçka e tillë.

Cako nga ana tjetër, gjatë debatit me Mertenikën ka preferuar të largohet nga lidhja ‘skype’ për emisionin.

Më poshtë debati:

Mertenika: Kujt i intereson lufta apo humbja?

Cako: Ti je komplet i pandriçuar, me këtë pyetje që bëre.

Mertenika: Ju thoni se do të shkaktojë luftën e tretë botërore, mendoni se i intereson Bill Gates lufta e tretë botërore?

Cako: Po largohem fare më mirë, meqë nuk më lë të flas (shkëputet nga linja)

Ora 22:21
Çipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, konspiracionisti Cako: Revolucion që do shoqërohet me luftë

 

Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në një lidhje skype për ‘Repolitix’ ka folur për zhvillimin më të ri të shkencës, vendosjen e mikroçipit të parë në trurin e njeriut.

Sipas Cakos, një zhvillim i tillë lidhet me një fazë që njerëzimi e ka kaluar që nga revolucioni industrial. Konpiracionisti shtoi se ky revolucion i bërë do të shoqërohet sërish me luftë.

“Këta deri në këtë fazë i ka sjellë paraja deri në këtë fazë. Paranë e zotërojnë njerëz si Bill Gates. Këta në përgjithësi shkencëtarët dinë vetëm këto pjesët e vogla të pazëllit. Nuk dinë sesi është skema e madhe. Kjo është faza e 4 apo e 5  dhe për cdo fazë është bërë një luftë e madhe e cila ka nxjerrë gjithë atë numër të të papunëve që do krijonte ky revolucion. U bënë luftërat napoleonike që zhdukën një numër të madh të rinjsh që do ishin të rrezikshëm për rendin shoqëror të vendeve ku është realizuar revolucioni industrial. Zhduku 30 milionë të rinj. Revolucioni i tretë industrial bëri luftën e dytë botërore që zhduku 60 milionë të rinj. Ky revolucion tjetër do shoqërohet sërish me luftë”- tha Cako.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pet.: 31/01/2024 08:36

    Cako, nderro "muzike"

    Përgjigju
  • Çipo: 31/01/2024 01:51

    Ça shpjegojn gjera qe kan lexuar ne internet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja