Çifti i njohur shqiptar, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku, kanë përjetuar një nga momentet më të lumtura në jetën e tyre, duke u bërë prindër për herë të parë. Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe modelja e njohur janë bekuar me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Mirlind Daku e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për këtë bekim të veçantë. Ai shprehu urimet e tij për shëndetin dhe një jetë të mbushur me lumturi për vajzën e tij.

Ndërkohë që Vesa ka ndarë edhe disa pamje pas lindjes, duke treguar se e vogla do quhet Miresa, një bashkim mes emrave të çiftit.

Postimi i Vesës