Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon të qëndresën e tij para kryeministrisë. Gjatë një komunikate ‘live’ sonte në Facebook, vuri në dukje edhe njëherë rastin e Ballukut, të cilin ai e konsideron një rast që po zvarritet së tepërmi.
“Jemi përballë zyrës së njeriut që drejton qeverinë më të korruptuar të Europës, plotë 57 ditë qëndresë për t’i thënë sa herë që kalon se është një njeri që drejton një bandë hajdutësh. Kemi realizuar katër protesta të mëdha që janë rritur nga radha në radhë, ajo e 31 janarit ishte më masive. Jemi sot duke folur për çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 48 orëve në vendin tonë: E para siç e patë u rrëzua rruga në Librazhd, arrestime pa fund për çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Dhe mbi të gjitha është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta zvarritur çështjen Balluku. Nisim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shtyrë çështjen e Ballukut. Nuk është i arsyetuar ky vendim për ta zvarritur si çështje”, tha Lapaj.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve Lapaj tha se protesta do të vijojë, teksa nga ana tjetër shprehu mirënjohje për ata që i janë bashkuar protestave të realizuara.
“E kam thënë do të rrimë këtu deri sa të marrim masa. Protesta do të vazhdojë edhe një njeri të jetë. Kur dola në fillim thoshin ishin vetëm, por në 31 janar sheshi u mbush plotë. I falënderoj nga zemra ata që iu përgjigjen thirrjes”, theksoi Lapaj.
Teksa u pyet në lidhje me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, Lapaj nënvizoi se as nuk është ulur dhe as nuk do të ulet në tryezë ndonjëherë me të.
“Ne nuk jemi me Sali Berishën, ai është kryetar i PD dhe unë nuk e caktoj kryetarin. As kemi qenë as jemi ulur dhe as do të ulemi për shumë arsye, nuk është çështja me individin, por me personin politik. Nëse më pyet me demokratët e kam thënë, ulem çdo ditë me demokratë. Këtu jemi duke folur për nevojën që ka shteti për t’u bashkuar, me demokratë, socialistë etj. Jemi duke folur për çështje më të mëdha. Ne besojmë se Shqipëria ka nevojë që të shërojë disa plagë”, tha Lapaj.
Ndër të tjera ai tha se autorët që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje janë Edi Rama dhe Sali Berisha. Sipas tij protestat që ai realizon është për të rrëzuar qeverinë, që Rama të tërhiqet dhe më pas të krijohet një qeveri tranzitore.
“Kush nuk bashkëpunon kundër Edi Ramës ose është naiv ose është bashkëpunëtor i Ramës. Nuk jam në politikë për të bërë cubin. Njerëzit duan zgjidhje, që të mos vidhen nga këta që e kanë marrë peng atdheun. Rama dhe Berisha janë dy autorët që e kanë sjellë vendin në këtë pikë. Fitorja më e madhe është që ky shtet të ndërrojë Kodin Zgjedhor që i jep pushtet Ramës. Ne nuk do të bëjmë grusht shteti, rrëzimi i një qeverie nënkupton atë që të tërhiqet (Rama) dhe më pas krijohet qeveria tranzitore”, nënvizoi Lapaj.
Komente













Ti bashkohu me Berishen dhe Shqiperia nuk dote behet por dote fundostet edhe ma thelle ne Korupsion dhe dote lindin edhe ma shum hajdute.
Përgjigju