Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

Sylvinho dhe Daku

Mirlind Daku ka shënuar këtë të diel golin e tetë në Superligën ruse të futbollit, paçka se ekipi i tij Rubin Kazan humbi 3-1 nga Spartaku i Moskës. Pas ndeshjes për mediet ruse, sulmuesi gjilanas ka thënë se ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024, duke qenë në pritje.

"Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Evropian. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku për “sovsport.ru”.

Pesë ndeshje dhe një gol për Dakun në Kombëtare, teksa debutoi në 7 shtator 2023. Kujtojmë që braziliani ende nuk e ka bërë me dije listën e futbollistëve për në Euro 2024, teksa Daku shihet si një mundësi për sulmin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 20/05/2024 14:45

    Pse kush ka marre?

    Përgjigju
  • Nik: 20/05/2024 07:25

    Lenia jasht e Dakut do te ishte nje gabim fatal per kombetaren. Per mua eshte nje nga me te miret ne repartin ofensiv, per te mos thene me i miri.

    Përgjigju
  • Vladimir Dushniku: 19/05/2024 23:09

    Daku e meriton plotesisht aktivizimin ne kombetare! Ai e nxjerr golin nga hici!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore