TIRANE - Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle në automjetet që transportojnë nxënës të shkollave 9 vjeçare.
Kontrollet kanë konsistuar kryesisht në vendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit dhe nga nxënësit.
Policia Rrugore ka konstatuar se përgjithësisht drejtuesit e mjeteve kanë zbatuar vendosjen e rripit të sigurimit për vete dhe për pasagjeret, por kanë konstatuar edhe shkelje në këtë drejtim.
Në një video të publikuar nga Policia, duket momenti kur policia hap furgonin me fëmijë dhe më shumë se gjysma e tyre qëndronin në këmbë pa rrip sigurimi.
Policia këshilloi fëmijët të mos e heqin asnjëherë rripin e sigurimit, ndërsa i tërhoqi vëmendjen drejtuesit të furgonit.
Policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për të respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të mos zbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor.
Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë javës dhe do vijojnë përditë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, veçanërisht për automjetet që transportojnë nxënës shkollash.
Dialogu mes policisë-fëmijëve dhe shoferit:
Policia:Mirëmëngjesi, Policia Rrugore e Tiranës. Arsyeja e ndalimit është për të parë nëse fëmijët kanë vendosur rripin e sigurimit.
Policia: Mirëmëngjesi kalamaja.Si jeni? Po pse jeni ndritur? Uluni nëpër sedilje.
Policia: Kush nga ju e ka vendosur rripin e sigurimit? A jua ka treguar rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit drejtuesi i automjetit?
Fëmijët:Po
Policia-Shoferit: Sot si drejtues mjeti do këshillohesh nga policia e Tiranës pasi më shumë se gjysma e fëmijëve janë pa rrip sigurimi. Nëse ndonjë ditë tjetër do të konstatohesh se fëmijët do të jenë pa rrip sigurimi do të procedohesh sipas Kodit Rrugor.
Policia-Shoferit: Nëse ditë tjetër do të konstatohet që fëmijët nuk i kanë vendosur rripat e sigurimit, do të hiqet leja e drejtimit.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO