Miron Kotani: Kopjimi nga një këngë
serbe? Është një flluskë sapuni

Miron Kotani: Kopjimi nga një këngë <br />serbe? Është një flluskë sapuni
Krahasuar me vitin e kaluar kompozitori Miron Kotani e quan festivalin e 51-të “një hap më përpara”. Janë disa arritje si “interpretimi live në skenë”, gjë që e shprehin të gjithë artistët. Edhe pse është brenda institucionit, Miron Kotani thotë se “vetëm një vërejtje dashamirëse do të kisha për RTSH-në, këngët të mos futen në sirtar, të transmetohen sa më shumë të jetë e mundur, që ne të vëmë re sa më mirë vlerat dhe arritjet. Është detyrë e TV-së t’i bëjë publike që ne t’i vlerësojmë dhe të evidentojmë veçoritë artistike”.

Sipas Kotanit: “Çdo festival mund të ketë dobësitë e veta, por akuzat që i kanë bërë këngës së Bledar Sejkos nuk qëndrojnë”. Kotani argumenton se “Për atë këngë është derdhur shumë mund. Sejko ka punuar pesë-gjashtë muaj, dhe aty është derdhur gjithë mundi i gjithë organizatorëve. Kopjimi nga një këngë serbe është një flluskë sapuni. Unë ju motivoj me të gjitha të dhënat profesionale si kompozitor se kënga e Bledar Sejkos është një këngë me motive tërësisht shqiptare.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com, 25 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK