Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
110/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.7%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 5293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speca në kos me hudhra nga zonja Albana
7 Tetor, 11:06
-
Supë me kungull vjeshte dhe perime nga zonja Albana
7 Tetor, 11:01
-
Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Do mbajë përgjegjësi kushdo që s'reagoi në kohë! Problem ishin kanalizimet
7 Tetor, 10:56
-
Sarandë/ U godit për vdekje me sende në fytyrë, 65 vjeçari dërgohet në Tiranë! Jetonte me autorin në një shtëpi, i kërkoi të ulte muzikën pasi mbante zi për të bijën
7 Tetor, 10:51
-
Augustin Palokaj: Raportet e progresit kanë humbur ndikimin e tyre, por jo vlerën e tyre
7 Tetor, 10:42
-
Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin
7 Tetor, 10:23
-
Klos/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19- vjeçar
7 Tetor, 10:23
-
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm
7 Tetor, 10:18
-
Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike
7 Tetor, 10:11
-
VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, hyrjet e godinës së kryeministrisë mbulohen me veshje metalike
7 Tetor, 10:08
-
Protesta e opozitës, PD i kërkon 4 orë leje policisë, asnjë detaj për itinerarin
7 Tetor, 10:06
-
Nisja e vitit të ri akademik, Rama: Suksese atyre që ulen për herë të parë në auditore
7 Tetor, 09:56