Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
195/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
19.1%
-
Opozitës
77.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 1323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Erjon Mekës
18 Tetor, 14:11
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
18 Tetor, 13:58
-
Lushnjë/ Gjurmonin dhe vidhnin pensionistët afër degëve postare, 'Shpërqendrimi' prangos 57-vjeçarin, në kërkim shoku! Zbardhet skema (EMRAT)
18 Tetor, 13:54
-
Aksident në aksin rrugor ‘Fier-Levan’, 63 vjeçari humbet kontrollin e mjetit dhe del rruga! Përfundon në spital
18 Tetor, 13:50
-
Trajneri shuan shpresat e Rey Manajt për rikthim: Është vetëm në 65 përqind të formës
18 Tetor, 13:50
-
Eduard Zaloshnja: 70.5% opinion pozitiv për Qeverinë dhe PD-në, por vetëm 19.5% e votave për partitë e vogla
18 Tetor, 13:36
-
Eurodeputetët e Komisionit BE-Shqipëri vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Mes tyre edhe Fredi Beleri, konfirmon pjesëmarrjen
18 Tetor, 13:35
-
Forcojnë shëndetin e kockave dhe janë të pasura me vitamina, vlerat shëndetësorë të kumbullave të thata
18 Tetor, 13:27
-
Tiranë/ Tregtonin mallra kontrabandë dhe i shisnin nëpërmjet rrjeteve sociale duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore! Policia kontrollon 13 dyqane, 4 në pranga, 3 në kërkim (EMRAT)
18 Tetor, 13:06
-
Mirlind Daku rrezikoi për Kombëtaren, luajti me injeksione! Po mjekohet në Romë
18 Tetor, 13:03
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ KQZ në alarm për votën e emigrantëve: Nuk del koha, asnjë operator s’e merr përsipër në më pak se 30-45 ditë! Ja si mund të realizohet
18 Tetor, 12:49
-
Botërori i Mundjes në Tiranë me 2300 pjesëmarrës, presidenti i FSHM Prizreni: Organizim unik, Shqipëria synon medalje
18 Tetor, 12:47