Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
29/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
24.7%
-
Të gabuar
65.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën
30 Shtator, 13:04
-
Tirana mikpret 900 sportistë nga 48 vende, Veliaj: Presim t’i duartrokasim në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’
30 Shtator, 13:02
-
U ekstradua nga Dubai, Julian Meçe dëshmon në GJKKO për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut
30 Shtator, 13:02
-
Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
30 Shtator, 12:51
-
Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari i grupit muzikor ‘BTS’
30 Shtator, 12:41
-
Me 60 mijë lekë pagë mujore, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare pronare e 6 apartamenteve e 6 makinave! Brenda 1 muaji iu hodhën 180 mijë euro në llogari bankare (EMRI)
30 Shtator, 12:37
-
Putin: Rusia do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura në Ukrainë
30 Shtator, 12:32
-
Legjendë e volejbollit dhe ‘Nder i Kombit’, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Vangjel Koja
30 Shtator, 12:29
-
Mesazhe në telefon dhe aplikacionin 'Signal', deputeti Gazment Bardhi kallëzon në SPAK: Shantazhe, të fabrikuara dhe falsifikime! Të hetohen
30 Shtator, 12:17
-
Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative
30 Shtator, 12:08
-
VIDEO/ Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, çështje e re hetimore
30 Shtator, 12:01
-
Shkodër/ Iu gjet armë, municion luftarak dhe kanabis në banesë, në pranga 75-vjeçari
30 Shtator, 11:52