Mirush Kabashi, “Sokrati
shqiptar” mbush 65 vjeç

Mirush Kabashi, “Sokrati<br />shqiptar” mbush 65 vjeç
Nuk mund ta besosh, por aktori i njohur Mirush Kabashi sot feston 65-vjetorin e lindjes. Te ky aktor energjik vitet e moshës së tij duket sikur zbresin së paku 15 vjet. Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër. Ai është rritur në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa origjina e prindërve të tij është nga Gjakova.

Mirush Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Nuk harrohet as kontributi i madh në filmografinë shqiptare, ku gjithmonë shfaqet si një ndër pespnazhet më mbresëlënës.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Kabashi për këtë rol ka marrë vlerësime të pafundme nga personaliteteve e vendit e të huaja, por edhe nga shtypi i huaj.

Rreth interpretimit te Mjeshtrit të Madh Mirush Kabashi në rolin e Sokratit në monodramën “Apollogjia e Vërtetë e Sokratit” të Kostas Varnalis, aktori i ndjerë Kadri Roshi është shprehur se “Kur e shikoja Mirushin duke interpretuar Sokratin ne skenen antike të Butrintit, e kisha zili, por të kuptohemi aspak smirë.

Une e dua shume atë, dhe gjithmonë e kam vlerësuar maksimalisht talentin, këmbënguljen, modestinë, si dhe krijimtarinë e tij të mrekullueshme”. Josif Papagjoni kritik profesor i artit skenik, në studimin e shfaqjes “Apollogjia e vërtetë e Sokratit”,botuar në revistën Art,nr.3, 1997, ka thënë se “Apollogjia e vërtetë e Sokratit” e Teatrit Kombëtar, i ngjan nje mitingu njerezish të përthithur nga magjia dhe paradokset e një aktori briland, të një “magjistari”, dë të thosha, të shëmbëllimit aktorial, si Mirush Kabashi.”

Kabashi ka udhëtuar me “zhgunin” e Sokratit në dhjetëra festivale. Në Festivalin Ndërkombetar te Teatrit Eksperimental Kajro 1997, Luigi Maria Musatit, Kryetar i Jurisë, tha se “shumë e rëndësishme për mua, në këtë Festival, ishte zbulimi i këtij aktori, një aktor i jashtëzakonshem. Por nuk ishte vetem për mua i jashtëzakonshem, ai shtangu të gjithë Jurinë”.

Dhe duke lënë mënjanjë moshën Mirush kabashi vijon të zotërojë skena të botës në një molog gjigant për 1 orë e 20 minuta, duke mbetur “Sokrati shqiptar” I skenës. Ai e zotën skenën me një gjuhë, të cilën asnjë se kupton në skenat e vendeve të ndryshme të botës, por prej tij bëhet e kuptueshme nëpërmjet talentit dhe shoirtit të tij entuziast dhe energjik.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset