Mirush Kabashi: Ligji për artin skenik nën thundrën e politikës, më i keq se në kohën e diktaturës
Kabashi u shpreh dhe në lidhje me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, për të cilën tha se jo vetëm që nuk është dakord, por duhet ndryshuar ligji për artin skenik, pasi sipas tij është më i keq se në kohën e diktaturës.
Monodrama ”Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” u shfaq mbrëmë për publikun në qytetin e Beratit, ndërsa Mirush Kabashi mbajti të “mbërthyer” publikun që kishte mbushur sallën e qendrës së kulturës. Aktori i njohur shqiptar u shpreh se kjo vepër përcjell tre mesazhe të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.
Mesazhet që përcjell kjo vepër, është himn i mirësisë, harmonisë dhe dashurisë njerëzore. Këto tre fjalë janë, por kanë një kuptim shumë të madh dhe janë si pika shiu në shkretëtirë për shoqërinë shqiptare që është e mbytur nga konfliktualiteti dhe agresiviteti, që fillon nga lart nga politika dhe zbret poshtë.
Mirush Kabashi
Kabashi u shpreh dhe në lidhje me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, për të cilën tha se jo vetëm që nuk është dakord, por duhet ndryshuar ligji për artin skenik, pasi sipas tij është më i keq se në kohën e diktaturës.
Unë dua të jap një përgjigje, është temë që do të hante një diskutim shumë të gjerë, jo vetëm që nuk jam dakord për t'u bërë pa gjykimin e artistëve aktivë. Nëse na kërkojnë ndonjë mendim edhe unë me Ndrenikën jemi përpjekur të mbështesim dhe të themi atë që është për t'u thënë. Ka nevojë urgjente dhe absolute për të ndryshuar një ligj të deformuar, që është më i keq se në kohën e diktaturës, ligji ndaj artit skenik, i cili e ka politizuar totalisht dhe e vendos artin skenik në thundrën e politikës, si një partie, sikur mund të jetë në këtë rast, apo një koalicioni, sikur mund të jetë një qeveri tjetër, por që i heq të drejtën atij për të përfaqësuar të gjithë shoqërinë. Aq më tepër tani kur arti tani të thotë disa të vërteta, nuk mund të them që arti të jetë opozitar, por oponent, pasi po i hoqe shpirtin e oponentit, ai nuk është më art, por lustër, një profesion i një bojaxhiu, këtë gjë e ka të shprehur paturpërisht politika në ligjin aktual
Mirush Kabashi
Pas vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe prezantimit të projektit nga Rama, ku parashikohet që mbi rrënojat e tij të ndërtohet një i ri modern, një pjesë e aktorëve kanë dalë kundër.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor, 12:02
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht, 12:55
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj, 12:03
-
Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit
23 Prill, 12:54
-
Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!
18 Prill, 16:33
-
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli 'Qytetar Nderi' i Durrësit (Foto)
17 Prill, 19:32
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars, 19:34
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar, 11:52
-
Teatri i Ri, Veliaj: Përfundon për 2 vite, do jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025
22 Janar, 13:51
-
'Mirushi e deshi jetën e skenën deri në fund!' Vajza e Kabashit për Report Tv: Do na mungojë të gjithëve! Babai im i pakompromis, la pas pasuri të madhe
6 Dhjetor 2023, 12:14
-
Homazhet për ‘Mjeshtrin e Madh’/ Artistët të gjithë bashkë për Mirush Kabashin, e bija rrëfen aktorin: E deshi shumë jetën dhe publikun
6 Dhjetor 2023, 08:57