'Mirushi e deshi jetën e skenën deri në fund!' Vajza e Kabashit për Report Tv: Do na mungojë të gjithëve! Babai im i pakompromis, la pas pasuri të madhe

“E donte shumë jetën. Deri në fund e deshti shumë!” Kështu do e kujtojë vajza e tij aktorin e njohur Mirush Kabashi

Në një intervistë për Report Tv, Mendi Kabashi tregon përkushtimin e të atit për skenën e shenjtë dhe publikun

“Publikun e donte me gjithë zemër. I vlerësonte shumë njerëzit dhe iu dha 100% artit. Madje kishim dhe debate për këtë. Sidomos pas sëmundjes për 5 vite që e luftoi shumë fort, vijonte të dilte në skenë. Mirushi nuk ka dashur kurrë të bëhet bajat. Përzgjidhte skenat ku do të intepretonte me parimet e vlerat e tij. Një njeri që do na mungojë të gjithëve, na ka lënë pasuri të madhe”

Si ishte Mirush Kabashi si baba?

“Mirushi nuk ishte i kafeneve as i lokaleve. Ishte me Lolën (bashkëshorten) përkrah duke bërë ecje. Qeshte me sy e fliste me zemër. “Mësonte dhe na mësonte. Ishte i hapur për biseda. Unë e kam pasur shumë shok e baba. Do më mungojnë pafundësisht bisedat e tij. Të dëgjonte. Njerëzit sot kanë harruar të dëgjojnë’ tha Mendi Kabashi për gazetaren Anila Dedaj.

Sot në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet për aktorin e njohur Mirush Kabashi, i cili u shua dje në moshën 75-vjeçar

S.G/A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore! OBSH: Situata në spitalet e Gazës e tmerrshme

Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore! OBSH: Situata në spitalet e Gazës e tmerrshme