Mis Gjermania 2014 ka sjellë surpriza këtë vit.

Ky spektakël është mbajtur në Dortmund dhe me çmimin fitues është kurorëzuar Egzonita Ala, një 17-vjeçare nga Peja.

Ndërsa në vendin e dytë renditet një tjetër bukuri shqiptare, Fjollza Avdiu nga Mitrovica.

Çmimin e tretë e ka fituar Sabrina Nennemann.

egzonita ala

Egzonita banon në Shtutgart dhe vazhdon studimet për ndihmëse/Stomatologe.

Egzonitën e pret edhe një tjetër spektakël, Mis Bota 2014 i cili do të mbahet në dhjetor në Londër dhe do të përfaqësojë Gjermaninë.

Me fitoren ka përfituar një kontratë 1-vjeçare me kompaninë Emmi Nail.

Ndërkohë ajo gëzon edhe çmimin Mis Diaspora 2014.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)