Mish pa vulë për dasmorët, AKU mbyll dhe gjobit lokalin në Fushë-Krujë

Mish pa vulë për dasmorët, AKU mbyll dhe gjobit lokalin në Fushë-Krujë

Mishi i bllokuar ne Fushe Kruje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, ka evidentuar një restorant dasmash jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe në mungesë të gjurmueshmërisë së produktit mish. AKU njofton se pas inspektimit në restorantin e Xhavit Babajt në Fushë Krujë konstatoi se 131 kg mish viçi, që tregtohej pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjektit u mor masë administrative bllokim i menjëhershëm aktivitetit, bllokim i 131 kg mish me destinacion asgjësimin, gjithashtu masë administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë. Në javët e fundit AKU ka bllokuar disa restorante për shkak të kushteve jashtë standardeve, por edhe sasi të mëdha mielli me origjinë nga Greqia, por edhe Kosova e Serbia. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/09/2018 17:47

    Dërrmojini gjith fundërrinat derisa të mësohen se me ushqimin nuk ka shaká. Gjithashtu informacioni për goditje të rënda për lokalet e restorantët që nuk plotësojnë kriteret, të jetë i perditshëm, 24 orë në 24, ne tv, radio, gazeta, reklama etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat