Mish qengji me patate
Përbërësit:
1 kg mish qengji

1 kg patate
1 ls mustardë
2 thelpinj hudhër
1 fç ujë
1 lç rigon
1 lç rozmarinë
1 lç trumzë
Vaj ulliri
Lçng dhe lëkurë limoni
Kripë, piper
Përgatitja:
Mustardën e përziejmë me lëng limoni, lëkurë të grirë limoni dhe vaj ulliri. Presim patatet në gjysmëhënë dhe i spërkasim mirë me kripë, piper dhe erëza miks. Marinojmë mishin me salcën e mustardës dhe erëza dhe e vendosim në një tavë së bashku me patatet. Në anë të tavës shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 170-180 gradë për 1 orë, më pas largojmë letrën e pjekjes dhe e lemë dhe 1 orë tjetër.
MC/Shqiptarja.comKomente

