KORÇË - Tomi Misha i cili pak ditë më parë u përfsjhi në konflikt me punonjësit e policisë ka vendosur të rrefejë nga spitali incidentin e tij me efektivet e policisë. Ai në një lidhje telefonike me A1 Report pohoi se me mjetin e tij ka goditur pak në pjesën e pasme makinën e zëvendësdrejtorit, Arben Hyseni, dhe për këtë veprim i ka kërkuar falje sipas tij.

Por siç shprehet ai, pavarësisht kësaj pas konfliktit verbal me policinë, këta të fundit e goditën madje duke i nxjerrë edhe shpatullën.

“Arben Hyseni doli nga makina dhe më thua mua të qëndroj në mjet, pastaj erdhën dy policët që u futën në mjet dhe kërkuan që të ulem në vendin e pasagjerit. Unë nuk pranova. Këtu filloi edhe konflikti teksa ata më goditën madje më nxorrën dhe shpatullën, pastaj dolëm nga mjeti ku duket edhe skena filmuar në video” pohoi Misha për A1 Report.

Por konflikti i tij nuk mbaron këtu pasi siç tregoi 33 vjeçari, pasi u shoqërua në komisariat, ishte pikërisht zëvendësdrejtori ai që këtë radhë e kishte dhunuar, dhe madje edhe nën kërcënimin “do të të marr shpirtin”.

“Sakaq më vonë në komisariat, kur erdhi zëvendësdrejtoi në qeli dhe më goditi disa herë dhe më thoshte do të të ta marr shpirtin.” përfundon rrëfimin e tij Misha

Video e dhunimit të 33 vjeçarit u publikua të premten e 20 shkurtit në A1 Report, ndërsa menjëherë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dënuan dhunën. Dy efektivët Robert Memelli dhe Nezat Blushi dhe zëvendësdrejtori Arben Hyseni, me vendimin e marrë ditën e sotme, janë përjashtuar përfundimisht nga radhët e policisë.

Ndaj tyre vijon hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 33 vjeçarin Misha, i cili akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)