Mishel kërkoi divorcin
nga Barak Obama

Mishel kërkoi divorcin<br />nga Barak Obama
NJU JORK- Pak vite më parë çifti Barak dhe Mishel Obama nuk kanë qenë aq të lidhur dhe aq të qeshur sa duken në fotot e tanishme. Sherret dhe grindjet kanë mbizotuar mes çiftit, duke arritur gjer aty sa Mishel Obama të bënte gati letrat e divorcit, ndërsa miqtë i druheshin një vetëvrasjeje të mundshme të Barak Obamës.

Detajet zbulohen në librin e “The Amateur" (Amatori), shkrimtarit amerikan Eduard Klein, ish redaktor i “The Neë York Magazine” dhe “Neësëeek”. Në librin ku Eduard Klein flet për mandatin e parë të presidentit Barak Obama tregon dhe detaje të raportit mes çiftit Mishel- Barak, të panjohura më parë.

Klein kthehet mbrapsht në kohë në vitet 2000, kur Obama humbi përballë Bobby Rash për tu bërë përfaqësues i Kongresit për Ilinois. Mishel e zhgënjyer nga humbja kërkoi divorcin, dhe situata ishte aq e rëndë sa miqtë e Obamës kishin frikë se mos ai mund të tentonte vetëvrasjen.

“Barak i kishte kërkuar miqve të tij ta ndihmonin ekonomikisht që ai të mund të rrinte në politikë, duke fituar në këtë mënyrë pikë dhe pëpara bashkëshortes së tij”- shkruan Klein në librin e tij. Fundi i krizës ka qenë në 2005 kur Obama arrriti të fitonte postin.

Në një reagim të menjëhershëm të Shtëpisë së Bardhë është mohuar cdo gjë nga ajo që është shkruar në librin e Klein duke pretenduar se shkrimtari: ka shpikur cdo gjë për të bërë që libri I tij të shitej. Asnjë person i shëndetshëm mendërisht nuk do të mund ti besonte deklarimeve të tij fantazioze.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia