Mishi dhe kanceri, ekspertët: Më të
rrezikuar ata që konsumojnë çdo ditë

Mishi dhe kanceri, ekspertët: Më të<br />rrezikuar ata që konsumojnë çdo ditë
Pas raportit zyrtar të OBSH, për produktet e përpunuara të mishit jo vetëm në Evropë ka shpërthyer paniku. Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin , pjesë e OBSH-së sqaron se mishi i kuq dhe ai i përpunuar përbëjnë vërtet rrezik për shëndetin, por vetëm nëse me konsumin e tyre abuzohet.

Doktor Kurt Straif i cili është marrë me raportin tregon për lidhjen e konsumimit të këtyre ushqimeve me rrezikun e kancerin.

“Produktet e përpunuara të mishit janë futur në grupin e parë, ne e dimë se ka një lidhje me kancerin tek njerëzit, veçanërisht kanceri kolorektal. Në rastin e mishit të kuq, ai është futur në grupin 2A, që do të thotë se ekziston një probabilitet që të shkaktojë kancer,” thotë ai.

Por çfarë niveli i konsumit të mishit sjell rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrëve? 

"Ka pasur një rritje të rrezikut të kancerit me 18% për 50 gram të produkteve të përpunuara të mishit nëse konsumohen çdo ditë. Rreziku nuk është aq i fortë sa nga duhani. Pirja e duhanit është e lidhur në mënyrë të qartë me rreth 20 lloje kanceri. Ky raport nuk është për alarm . Ne shkencëtarët kemi nxjerrë këtë përfundim, tani vendosni ju se çfarë do të konsumoni,” shpjegon Doktor Kurt Straif.

Gjithashtu kompani të ndryshme të përpunimit të mishit në mbarë botën janë hedhur në sulm për të kundërshtuar këtë raport, duke e cilësuar tendencioz.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar