TIRANË- Ditëve të fundit kryefjalë e showbizit janë dy koncertet SunnyHill,, i organizuar nga Dua Lipa dhe “Alpha” nga Noizy.
Mirëpo, këto 2 koncerte kanë pasur një emërues të përbashkët, yllin e mbrëmjes që ka qenë pa dyshim Mc Kresha. Në të dyja këto organizime madhështore kënga e tij “Semafori” së bashku me Lyrical Son është kënduar njëzëri nga të gjithë të pranishmit, si asnjëherë më parë.
Videot që vijnë në rrjetet sociale janë emocionuese dhe duhet thënë se reperi shqiptar “ua ka vjedhur” të gjithë vëmendjen Dua Lipës dhe Noizyt.