TIRANE - Një mision i FMN-së (Fondit Monetar Ndërkombëtar) që ka mbërritur sot në Tiranë do të analizojë situatën ekonomike në vend si dhe nivelin e borxhit publik dhe shpenzimet.

Edhe pse një vit më parë misioni i FMN-së i rekomandoi qeverisë shqiptare të përgjysmojë deficitin buxhetor, ky sugjerim ka rënë në vesh të shurdhët.

Misioni i radhës së këtij organizmi e gjen situatën e deficitit buxhetor mjaft kritik, gati dyfishin e shifrës së planifikuar. Misioni i FMN-së pritet të shqyrtojë dhe draft buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm dhe të bëjë rekomandimet përkatëse për këtë çështje.

Misioni i FMN-së sot ka takuar ministrin e Financave, Ridvan Bode, ndërsa gjatë qëndrimit disa ditor në Tiranë, ekspertët e FMN-së do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të bankave të biznesit dhe grupeve të tjera të interesit të ekonomisë shqiptare.

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)