Misioni i FMN-së, takim me Guvernatorin Fullani

 
TIRANË, 2 Shtator/ATSH/- Misioni i radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndodhet që nga data 26 gusht në vendin tonë, po zhvillon një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani,si dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Misioni i FMN-së prej një jave ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Ministrinë e Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it, etj.
Takimet do të zhvillohen deri në datën 8 shtator dhe në fokus të bisedimeve do të jenë: situata makroekonomike, zhvillimet dhe prospektivat; të dhënat rreth rritjes ekonomike; inflacioni; performanca e të ardhurave, ecuria e taksave; shlyerja e detyrimeve të prapambetura; reformat në sektorët e energjisë, pensioneve, etj; investimet e huaja; niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme; buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet, investimet;etj.
Në fund të bisedimeve, parashikohet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.Vizita e FMN-së është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit dhe marrëveshjes 3-vjeçare, me vlerë rreth 331 milionë euro./a.gjonaj/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet