Misioni i radhës i FMN në Tiranë, 'në sitë' institucionet financiare

Misioni i radhës i FMN në Tiranë, 'në sitë' institucionet financiare

Fondi Monetar Ndërkombëtar

Ka mbërritur në Tiranë misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zyrtarët e FMN-së kanë parashikuar të zhvillojnë sot një takim me anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, të cilët po diskutojnë ditët e fundit për dy draftet e mësipërme.

Mësohet se në fokus të takimit do të jetë pikërisht diskutimi për politikat fiskale dhe ato ekonomike të qeverisë, të materializuara në buxhetin 2019. Pjesë e axhendës së diskutimeve do të jenë edhe takime me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, guvernatorin Gent Sejko dhe takime në nivel teknik.

FMN pritet të diskutojë me autoritetet shqiptare edhe për projektet e Partneritetit Publik Privat, për të cilat ka kërkuar edhe më herët që të jenë transparente.

Misioni I FMN-së ndodhet në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit të ri me qeverinë shqiptare, të ashtuquajtur “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.

Marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit, që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377.3 milionë euro, përfundoi në shkurt 2017.

Tashmë marrëdhënia mes FMN-së dhe qeverisë bazohet në artikullin 4, ku FMN vazhdon të monitorojë zhvillimet dhe të ofrojë këshilla për qeverinë, por marrëdhënia nuk është më detyruese siç ishte gjatë kohës së marrëveshjes së zgjeruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë