TIRANË- Sipas raportit ekonomik botëror të prillit 2020, të publikuar sot, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë që ekonomia e Shqipërisë do të pësojë një tkurrje në masën 5 për qind gjatë këtij viti si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe tërmetit të një viti më parë. Prognoza është në kundërshtim me atë të tetorit të vitit të kaluar, kur parashikohej që vendi ynë të kishte një rritje në masën 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por, vitin e ardhshëm, thekson FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit tonë mund të rritet në masën 8% krahasuar me 2020-ën. Sipas Fondit Monetar, e gjithë bota ka rënë në një recesion të thellë dhe dramatik. Ekonomia botërore do të tkurret me 3 për qind këtë vit. Italia është ndër vendet më të mëdha në zonën e euros, e cila do të vuajë më së shumti nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, me minus 9.1%.
Po sipas FMN, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të pësojnë një humbje të fortë, duke shkuar nga 2.3% rritje në 5.9% ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Nga shtetet e tjera të rajonit Maqedonia do të tkurret me -4%, Bosnja -5 , Kosova me -5%, Mali i Zi me -9. Recesionin më të lehtë pritet ta ketë Serbia, që parashikohet të ketë një tkurrje prej 3%. Nga vendet e rajonit, Shqipëria pritet të ketë rimëkëmbjen më të lartë në 2021, ku vetëm ajo rezulton me një rritje prej 8%. Pas Shqipërisë renditen Kosova dhe serbia, me nga 7.5%.
Raporti Ekonomik Global prill 2020
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Mbledhje e FMN dhe Bankës Botërore në SHBA! I pranishëm edhe Sejko, guvernatori: Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitet financiar të vendit
17 Prill 2023, 10:05
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt 2023, 20:18
-
Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit
27 Shkurt 2023, 15:13