Misra të pjekur me erëza

Përbërësit:

  • 4 misra
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë gjalpë
  • Kripë piper
  • Spec i kuq pluhur
  • Spec i kuq pikant
  • Pluhur hudhre

Përgatitja:

Misrat i ziejmë derisa të zbuten, e presim çdo kalli misri për së gjati në katër pjesë. I vendosim në tavë të veshur me letër pjekje. I lyejmë me gjalpë, vaj dhe erëza dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 200° për 20-30 minuta sa të marrin ngjyrë.