Miss Lushnja, spektakli që s'njeh
tabu, kurora për 17 vjeçaren Iris Çela

Miss Lushnja, spektakli që s'njeh <br />tabu, kurora për 17 vjeçaren Iris Çela
LUSHNJE - Ditën e djelë kishte një atmosferë ndryshe në qytetin e Lushnjes, ku në Teatrin kryesor të qytetit, vajzat e qytetit, dhe jo vetëm, do të sfilonin përpara lushnjarëve, të ftuarve, miqve, jurisë me dhjetëra vajza të qytetit.

Nën organizimin e Luan Manahasës, regjizurën e Gaz Pajës, nën drejtimin e Erion Korinit, padyshim, aktiviteti do të kishte një tjetër impakt në jetën kulturore të qytetit. Dhe në Lushnje, këto kohë kanë ndodhur disa aktivitete të rëndësishme. Një megaparty ishte zhvilluar pak ditë më parë, kur Lushnja kaloi në kategorinë e parë në futboll. Në qendër të qytetit, lushnjarët sfiduan dhe shiun për t’iu gëzuar ngjitjes në kategorinë e parë.

E pas kësaj, vijnë përgatitjet për missin e qytetit. Një eveniment që ka ekzistuar shumë kohë më parë në këtë qytet, por për shkak të neglizhencës, mungesës së fondeve, mungesës së ideve, kishte mbetur pezull për shumë e shumë vite.

“Nuk kisha pse të mos e bëja një aktivitet të tillë. Kur e mendova për herë të parë, dukej se ishte e vështirë. Por dalëngadalë filluan përpjekjet, duke u angazhuar miq e shok, për të realizuar gjithë spektaklin, e finalizuar në 19 maj” tregon për shqiptarja.com Luan Manahasa, këngëtari i qytetit, dhe njeriu që është marrë me missin pa fund.

Pjesa më e vështirë ka qenë seleksionimi dhe afrimi i vajzave për të sfiluar. A ishin thyer tabutë? Për Luan Manahasën kjo nuk ishte asnjë problem. “Vajza të bukura ka shumë në zonën tonë. Nuk bëhet fjalë vetëm për qytetin, por edhe në fshatrat përreth. Për ne problem ishte pjesa e seleksionimit nga të gjitha vajzat që hynë në garë për të konkurruar. Një staf i mirë dhe i përzgjedhur, u morën me pyetjet dhe seleksionimin e tyre për të arritur në një numër të caktuar vajzash që do të ishin pjesë e këtij audicioni, që shpresoj shumë të kthehet në një traditë të përvitshme” thotë Manahasa.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Lushnja që ka traditën e këngës me Vaçe Zelën, apo edhe të aktrimit me Pavlina Manin e Ilia Shyti, Lushnja që ka traditën e shkrimit me Vath Korreshin apo krijimtarinë edhe në kushte të vështira të Visar Zhitit, por edhe në fusha të tjera, nuk do të mbetej pas në këtë eveniment.
Mbetej pak problem çështja e financimeve, pavarësisht se dihet qartë se për aktivitete të tilla, e aq më tepër në kohë fushate nuk gjenden kollaj paratë për të bërë aktivitete të tilla. Luan Manahasa, në përpjekje për ta realizuar, asnjë moment nuk u tërhoq pas.

Vajzat, për të krijuar një imazh pozitiv për jetën kulturore të qytetit, një herë të vetme sfiluan edhe me uniformën e ekipit të futbollit të qytetit, për të cilin duhet thënë se ka pasur më shumë mbështetje sesa aktivitetet e tjera të kulturës.

Për të drejtuar jurinë, nga Italia, erdhi enkas për këtë event Flutura Lazo. Dikur, ka qenë ndër gratë më të bukura të Lushnjes. Dhe sic tregojnë ata që kanë jetuar gjatë në qytet, kur Flutura ecte rrugëve të qytetit, tërhiqte vështrimet e të gjithëve. E larguar në vitin 1991 drejt Italisë, erdhi enkas për eventin, duke u vendosur në krye të jurisë.

Iris Çela
(Foto: Iris Çela, fituesja e Miss Lushnja)

Ishte e vështirë të përzgjidhje pesë vajzat më të mira dhe padyshim, ndoshta edhe për një qytet të vogël si Lushnja, do të fillonin edhe “fjalët”. Juria, e përbërë nga nëntë vetë, mes të cilëve këngëtarja Valbona Hekurani, dirigjenti Edmond Doko, koreografi Arjan Sukniqi, gazetarja Anila Basha etj, e kishin vështirë që të gjenin më të mirën. Pas numërimit të votave, kurora e Miss Lushnjes për vitin 2013 i shkoi vajzës me numrin 10, Iris Çela, vajza 17 vjeçare e qytetit që mes emocionesh pati vetëm falenderoi jurinë për votën e dhënë dhe përzgjedhjen përfundimtare. Pas kuintave, sigurisht kishte edhe të qara, por nga salla shpërthyen duartrokitjet.

Tradita do të vazhdojë. E rikthyer më së miri dhe me një spektakël të organizuar me shumë dashuri, dhe më së tepërmi, me vullnet të të gjithë të pranishmëve, qytetarët lushnjarë për dy orë kaluan një pasdite të këndshme në shoqërinë e misseve të qytetit.

miss lushnja
(Foto: Vajzat konkuruese ne spektaklin Miss Lushja)
Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin